Mbështetja financiare që merr Shqipëria në krahasim me vendet e tjera të Rajonit është shumë e vogël, dhe shkak për këtë është bërë fuqia e ulët negociuese që ka shteti jonë.

I këtij mendimi ka qenë pedagogu Brenton Kotorri, i cili në një intervistë për emisionin Quo Vadis me Pranvera Borakajn deklaroi se shumë fonde për Shqipërinë në BE digjen, për shkak se nuk ka struktura të posaçme.

Ai shtoi se Shqipëria nuk fiton asnjë gjë nga BE gjatë samiteve që mbahen, përveç imazhit që krijon për vetveten.

“Nuk ka ndonjë vlerë samiti për të fituar Shqipëri para. Ato para që merr shqipëria se atë fuqi negociuese. Greqia, MV, Bullgaria marrin më shumë se ne, sepse ka fonde në BE që shteti shqiptar nuk ka ngritur struktura. Në arsim digjen, në bujqësi deri para Ipard digjeshin. Ka marrëveshje që bëheshin me ccështje të caktuara. Nuk ka para falas. Shqipëria nuk fiton asnjë gjë, përveç imazhit të qeverisë së vet që merr pjesë dhe pretendon që po bën diplomaci. Ne jemi aq të vegjël saqë jemi të detyruar të gjejmë një strehë diku. Politika e jashtme nuk ka një qasje. SHBA ka një qasje neorealiste. Shqipëria nuk ka. Nuk është politikë e jashtme të shkosh nga fryn era”, tha Kotorri për Quo Vadis./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re