Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazmend Koduzi, përmes ekranit të televizionit FaxNeës ka hedhur dritë mbi situatën e pandemisë në vendin tonë. Shtimin e rasteve të reja në rajonin e Ballkanit Koduzi e sheh si një keqmenaxhim të situatës më shumë se sa rikthimin e një vale të dytë të virusit.

Për sa i përket debatit mbi kitet dhe vërtetësisë së rezultatit të tyre mjeku thotë se cilësia e tyre është mjaft e dobët pasi vijnë si dhuratë nga institucionet ndërkombëtare. Në fund ai theksoi se qeveria duhet të bëjë transparencë mbi cilësinë e kiteve të dhuruar si dhe të blejë kite të një cilësie më të mirë në mënyrë që fallco pozitiviteti të jëtë sa më i vogël.

“Unë do të thosha që është një keqmenaxhim. Vendet e Ballkanit vijnë nga një sistemish socialist dhe kanë të njëjtën model shëndetësor, ku problematikat janë të njëjtat ndaj dhe rezultatet jane të njëjta. Tashmë jemi në situatën ku nuk prevalojnë më masat izoluese por prevalojnë kujdesi shëndetësor ndaj pacientëve, pasi po humbasim jetë çdo ditë nga 5 ose 6 veta dhe Shqipëria po shkon drejt nivelit të vdekshmërisë më të lartë në rajon. Po të kishim 4 herë ose 5 herë më shumë tampone do të rezultonin shumë herë më shumë të infektuar.

Nga informacionet që unë kam dhe PD ka, qeveria shqiptare nuk ka bërë tender për blerjen e kiteve por i ka marrë dhuratë nga institucionet ndërkombëtare. Ne e dimë që institucionet ndërkombëtare blejnë kite në vendet e botës së tretë dhe shkojnë drejt çmimit dhe jo cilësisë. Qeveria shqiptare duhet të bëjë transparencën e këtyre kiteve, nga vijnë çfarë cilësie kanë , sa e kanë fallco pozitivitetit, pra duhet transparencë. Qeveria duhet të blejë kite të një cilësie më të larta.”- tha Koduzi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re