Shqipëria vazhdon prej disa vitesh të mos ketë Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe teksa palët politike vijojnë debatin e tyre, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim shprehet e prerë: “Qytetarët nuk duhet të presin”.

“Reforma në drejtësi ka bërë përparim të prekshëm, por kërkon ende punë… ka ardhur koha që të gjithë udhëheqësit të tregojnë vullnet politik dhe të ngrenë Gjykatën Kushtetuese. Qytetarët nuk duhet të presin”.

Kështu shkruan në një postim të sajin në Facebook Ambasada amerikane në Tiranë teksa citon ambasadoren Yuri Kim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re