Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një grafik, ku tregohet numri i të shëruarve dhe viktimave për 1 milion banorë, në rajon. Sipas grafikut të postuar në facebook nga kryeministri, Shqipëria rendit e dyta, pas Sllovenisë, për numrin më të lartë të të shëruarve për 1 milion banorë.

“Bilanci i luftës bëhet në fund po s’do lejojmë askënd të sabotojë çfarë kemi arritur deri këtu!”, shkruan Rama. Deri më tani në vendin tonë numërohën 333 të infektuar me COVID-19, 18 persona kanë humbur jetën, ndërsa 99 janë shëruar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re