Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli i ftuar në emisionin “Aktualitet” që modelohet nga Bejdo Malo ka folur për situatën e vështirë që përballen sportistët shqiptarë.

Fidel Ylli ka kërkuar nga qeveria më shumë mbështetje financiare për sportistët në mënyrë që Shqipëria të përfaqësohet denjësisht në eventet ndërkombëtare.

Ne duhet të kalojmë të shkuarën, u grindën dy drejtues dhe e pësuan sportistët për bllokimin e bursave të talenteve të reja dhe komiteti olimpik ishte në përjashtim nga lojërat olimpike. Megjithatë pas zgjedhjeve u zgjidh ngërci dhe kanë ndryshuar disa gjëra. Zyrat e Komitetit olimpik janë ndryshuar kanë qenë në shesi i 21 dhjetorit në katër të katërt pa ashensor dhe ne kemi vajture aty ku i takon sportit ku kishte vite që ishin ndërtuar parku olimpik kombëtar ku ishin zyrat e komiteti olimpik por këta nuk kishin energji për të shkuar aty dhe e shikonin vetëm më rehat nga trokitjet të federatave të sportistëve dhe kjo është bërë e mundur që ti shërbejmë federatave. Tani zyra e komiteti olimpik është e hapur dhe ne kemi bërë projekt dhe shumë shpejt zyrave dinjitoze.

Më 17 prill u zhvilluan zgjedhjet dhe qoftë me lotimin tim ne artritëm të nxjerrim një buxhet që në lojërat olimpike ti cojmë më të trajnuar më të veshur , të grumbulluar që të kemi mundësi të poërfaqësojnë me dinjitet Shqipërinë. Ata mbajnë në fanellë logon “Albania”. Ata janë model jo vetëm të veshjes por edhe të stërvitjes. Ne nuk duhet të mendojmë dy tre muajt para lojërave olimpike por të mendojmë që sot për të vajtur në Paris me dinjitet. Ne kemi kërkuar kalendarin të gjithqa federatave tona për të parë ku kanë aktivitetin e tyre më të rëndësishëm, që ne të kemi mundësi që ti trajnojmë dhe ti cojmë me dinjitet në Paris. Janë 3 vite resht që ekipi olimpik të përgatiet të shkojë në kampe trajnimi prandaj ne kemi ftuar komitetin olimpik hungarez. Që ti cojmë shqiptarët në vendet ku duam të shkëmbejmë marrëdhënie me ta. Ata duhet ta shikojnë realitetin që Izmir Smalaj dhe Luioza Gegën stërviten në kushte diku në Dardhë ose Kenia ne kemi dëshirën për ti krijuar kushte sportistëve. Sa para jep shteti për sportin? Kjo është pyetja që duhet të bëjmë sepse 2-3-4 sportist i kemi pasur edhe në kohën e komunizmit. Shteti të na japë mundësi që mos merremi me politikë që ti lodhim njerëzit por të merremi me sport të jetë në shkollë , në universitet, në polici në ushtri gjithandej, sepse sporti është shëndetësi”, tha Fidel Ylli.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re