Ministria e Jashtme ka njoftuar se Shqipëria ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke përfunduar me sukses “screening”.

Sipas Ministrisë së Jashmte, procesi që ka zgjatur 14 muaj, e ka sjellë Shqipërinë më pranë me BE-në, ndërsa njofton se hapi i radhës do të jetë hapja e grupkapitullit të parë për çështjet themelore.

Njoftimi:

Shqipëria shënon një tjetër hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Procesi i shqyrtimit të përputhshmërisë, i njohur si “screening” përfundoi me sukses këtë javë në Bruksel.

Ky proces zgjati për 14 muaj me 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1500 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të Komisionit Evropian. Që prej vitit 2022, u mbajtën 300 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e acquis. Ky proces e sjell Shqipërinë më afër me Bashkimin Evropian dhe e bën atë më të përgatitur për fazat e mëtejshme të integrimit.

Hapi i radhës është hapja e grupkapitullit të parë për çështjet themelore. Një nxitje për angazhim intensiv, me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re