Shqipëria është bërë pjesë e listës së BE për monitorimin fiskal.

 

Lidhur me këtë ka reaguar kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, i cili u shpreh se kryeministri Edi Rama po tenton të legalizojë paratë e pista përmes miratimit të ligjit të amnistisë fiskale.

 

Në një postim në rrjetin social, Meta tha se kreu i qeverisë minoi me qëllim përpjekjet kundër krimit dhe korrupsionit duke dobësuar efikasitetin e mekanizmave shtetërore, që luftojnë paranë e pisët.

 

Meta tha se vetëm largimi i Ramës do të sillte normalizim të situatës ekonomike në vend.

 

Vendimi i Bashkimit Europian për të rikthyer Shqipërinë në listën e vendeve në monitorim për çështje fiskale është një tjetër goditje shumë e rëndë për Edi Ramën dhe Qeverinë e tij të korruptuar, të aferave dhe skandaleve të panumërta financiare.

 

Ndërkohë që Shqipëria ndodhet prej disa vitesh në listën e vendeve nën monitorim për pastrimin e parave, tashmë përfshihemi dhe në listen e vendeve me regjim të dyshimtë fiskal.

 

Edi Rama e ka zhytur vendin në paligjshmëri totale duke e shndërruar  Shqipërinë në parajsën fiskale të krimit të organizuar vendas e ndërkombëtar nëpërmjet miratimit të një sërë ligjeve që kanë vetëm për qëllim futjen e parasë së pisët në çdo sektor të ekonomisë.

 

Edhe tentativa skandaloze e Edi Ramës për pastrimin e parave të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet “Amnistisë Fiskale” është një nga arsyet kryesore të këtij vendimi të BE, që dekurajon rëndë afrimin e investimeve të huaja serioze në Shqipëri.

 

Në dhjetë vite, Kryeministri në largim dështoi totalisht në konsolidimin e një administrate tatimore moderne dhe minoi me qëllim përpjekjet kundër krimit dhe korrupsionit duke dobësuar efikasitetin e mekanizmave shtetërore, që luftojnë paranë e pisët.

 

Vetëm largimi i Edi Ramës e rikthen ekonominë në shinat e ligjit dhe sjell investime të huaja dhe vendase serioze duke siguruar kështu një zhvillim të qëndrueshëm dhe afatgjatë të ekonomisë, që prodhon mirëqenie për qytetarët dhe ndalon shpopullimin dramatik

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re