Shqipëria është bërë pjesë e Mekanizmit të BE-së për Menaxhimin e Krizave.

Në krah të komisionarit të BE-së Janez Lenarcic, Rama u pyet për atë çfarë do të ofrojë Shqipëria si pjesë e Mekanizmit të BE-së për Menaxhimin e Krizave. Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria ka bërë progres për tu bërë pjesë e këtij mekanizmi që sipas tij nuk ka nevojë vetëm Shqipëria por gjithë vendet e Bashkimit Europiane.

Pyetje: Tani që jemi bërë pjesë e këtij mekanizmi për mbrojtjen civile, që kemi akses jo vetëm do të marrim por do të japim, çfarë do të japim ne si Shqipëri? A ka kapacitetet vendi ynë jo vetëm të marrë por edhe të japë?

“Së pari, më jep mundësinë që ta përsëris. Ky mekanizëm është krijuar nga vendet e BE për të përballuar së bashku momente kritike në secilit prej vendeve, që do të thotë kur flasim për zjarre që bie dhe merr përmasa për një sërë arsyesh. Në Shqipëri vijnë 2-3 mjete nga ky mekanizëm nuk është por të qarë hallin, këtë e bëjnë edhe vendet më të fuqishme. Po ju them Greqinë që përballet me zjarre më të mëdha sesa ne, si përballet? Megjithëse ka mjete më shumë përballet falë këtij mekanizmi nga ndihma me të tjerët. Kjo nuk është dëshirë që duam ne dhe po futemi në këtë union apo u kujtuam që të futemi por kjo vjen si rezultati i këtyre reformave. Kemi parametrat por tu bërë pjesë e këtij Mekanizmi Mbrojtjeje. Komisioneri do të vizitojë qendrën e koordinimit për emergjencave civile. Ne kemi bërë transformim kolosal, patjetër ka shumë për të bërë, dhe do të vazhdojmë punën falë mbështetjes së partnerëve evropianë”, u shpreh Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re