Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjitale. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale.

 

Sipas Ramës, kjo marrëveshja do t’iu mundësojë qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve  institucionet publike aplikimin për programin e ri financues të BE-së me vlerë 7.5 miliardë euro.

 

Postimi i kryeministrit Rama:

 

Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale.

 

Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro.

 

Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re