Qeveria shqiptare  është angazhuar  për përmisimin edhe zhvillimin e tregut te gazit .

Studimi i potencialit të depërtimit të gazit natyror të lëngshëm në shkallë të vogël  dhe shpërndarjen ne kontenier ne tregun shqiptar  eshte  një  synim për vendin tonë .

Në këtë kuadër në Tiranë u mbajt  mëngjesin e kësaj te merkure një tryezë mbi hulumtimin  e teknologjisë  te gazit të lëngshëm ku ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se plani per gazifikimin e Shqipërise  eshte krijimi e nje depoziti nentoksore gazi.

 

BELINDA BALLUKU

 

MINISTRE E INFRASTRYUKTURES DHE ENERGJISE

 

 

“Masterplani ynë për gazifikimin e Shqipërisë, përfshin ndërlidhje të shumta me rajonin dhe rrjetet evropiane të gazit, dhe parashikon disa shtylla kryesore për zhvillimin e tij si Gazsjellësin Adriatiko-Jonian dhe atë ALKOGAP, por vlen te theksohet dhe ambicia jone per krijimin e një Depozitë Nëntokësore Gazi në Shqipëri.”

 

Ambasadorja amerikane  u shpreh se  së shpejti kompanitë amerikane do të nisin studimet për gazin natyror  ku Shqipëria   mund të kthehet në një potencial  për të gjithë rajonin.

 

YURI KIM

 

AMBASADORJA AMERIKANE NE SHQIPERI

 

“Gazi natyror lëshon më pak dioksid karboni sesa qymyri dhe lëshon sasi të papërfillshëm dioksid squfuri dhe dioksid azoti. Nëse mund të zhvillojmë infrastrukturën përkatëse Shqipëria mund të bëhet një qendër rajonale dhe kjo do të sillte përfitime në ekonominë e Shqipërisë. Do të ishim të kënaqur ta shikonin Shqipërinë lider në rajon”.

 

Lenda e gazit natyror ka si synim të ndikojë  tek çmimi i ulët, por edhe në mbrojtjen e mjedisit .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re