Skip to content

“Shqipëria po i afrohet Bjellorusisë”- Deputeti demokrat ironizon ambasadorin që pritet të shërbejë në Rusi: Nuk po jua qaj hallin, do e keni të lehtë






Në Komisionin e Jashtëm është prezantuar kandidati për ambasador në Rusi, Genc Pecani, i cili do të përfaqësojë vendin tonë edhe në Bjellorusi dhe Uzbekistan.

alizoti ambasadori ne rusi

Ndërkohë deputeti demokrat, Tomor Alizoti ka ironizuar diplomatin duke thënë se nuk po ja qan hallin që do mbulojë këto zona të vështira, sepse Shqipëria pak a shumë po i afrohet Bjellorusisë për shkak të autokracisë që sipas tij po instalohet në vend.

“Për pjesën që do shkoni në një vend shumë të vështirë sic është Rusia nuk jua qaj shumë hallin si ju do mbuloni Rusinë, Bjellorusinë dhe Uzbekistanin dhe Shqipëria pak a shumë po i afrohet Bjellorusisë në këtë situatë që ka në lidhje me autokracinë, kështu që e keni të lehtë. Të dytën e di që nga ana gjeopolitike ju nuk do keni shumë  hapësira sepse vendi i vogël, kriza shumë e madhe ne jemi pozicionuar me Perëndimin, por kam dëgjuar që atje ka një komunitet dhe ka rus që studiojnë gjuhën shqipe, keni ju ndonjë plan në ktë aspekt?”, tha Alizoti.

“Sa i takon pyetjes në lidhje me katedrën e gjuhës shqipe, ambasada dhe unë do mundohemi të bëjmë maksimumin për të promovuar gjuhën shqipe dhe vlerat aq sa është e mundur. Situata e tensionuar nuk duhet të na kushtëzojë”, u përgjigj Pecani.

“”