Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se sot opozitës së vërtetë në Shqipëri i është mohuar çdo e drejtë kushtetuese.

I ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, Blushi u shpreh se media shtetërore gjermane e ka konsideruar Shqipërinë si Bjellorusia e Ballkanit.

Në këto kushte – theksoi Blushi- fjalën e kanë shqiptarët që sot dolën në protestë dhe se përballja e qeverisë do jetë me këta qytetarë.

“Sot Shqipëria sipas televizionit shtetëror gjerman, e ka krahason Shqipërinë me Bjellorusinë. Opozitës i është hequr cdo e drejtë, çdo përfaqësim qoftë në parlament qoftë në pushtetin vendor. Sot opozita është përjashtuar nga komisioni i reformës zgjedhore. Sot opozitës i është mohuara e drejta kushtetuese për të kontrolluar qeverinë në parlament përmes komisioneve parlamentare. Pra kuvendi është rrëmbyer nga qeveria.

Sot opozitës i është hequr e drejta për të kërkuar llogari në pushtetin vendor.

Sot opozitës së vërtetë i është hequr e drejta për të qenë bashkëkryetar i reformës zgjedhore

Në këto kushte kur Shqipëria krahasohet me një Bjellorusi në Ballkan fjalën do ta marrin këta mijëra qytetarë që ishin në shesh, përballja do jetë me këta qytetarë”, tha Blushi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re