Shqipëria për fat të mirë vazhdon të prodhojë lajme të mira nga përballja me Covid 19.
Këtë të hënë patëm vetëm 4 raste të reja, cka është rezultati ditor më I mirë në 8 javët e fundit por jo vetëm kaq. Pacientet e rinj u gjeten në Tiranë, Shkodër dhe Kamëz por nuk kemi të bëjme me vatra të reja, vetëm kontakte të pacienteve të mëparshëm.
Sipas Eugena Tomini, bazuar në të dhënat e deritanishme vlerësohet se numri efektiv i riprodhimit nga data 24 prill e në vazhdim ka zbritur nën kufirin kritik (për R < 1).
Rreth 75% e personave të prekur nga fillimi I epidemisë (872) janë shëruar deri më tani. Bëhet fjalë për 654 qytetare që kanë fituar betejen me virusin. Në spitale janë për fat të mirë vetëm 28 persona nga 187 që janë të sëmurë gjithsej. Tjetër fakt pozitiv është se në terapi intensive janë vetëm 3 persona.
COVID-19 – Statistika (11 Maj 2020)
Testime totale 11089
Testime molekulare 10559
Testime serologjike 530
Raste pozitive 872
Raste të shëruara 654
Raste Aktive 187
Humbje jete 31
(Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 87
Krujë 56
Shkodër 17
Kamëz 12
Fier 5
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1