Sekretarja e Partisë së Lirisë për Marrëdhëniet me jashtë, Floida Kërpaçi ishte mbrëmjen e kësaj të hëne në Quo Vadis për të folur në lidhje me largimin masiv të të rinjve nga vendi.

 

Kërpaçi u shpreh se largimi nuk vjen vetëm qëllime studimi por një standart jetese më të mirë të cilin nuk e gjejnë në Shqipëri.

 

Sekretarja e PL tha gjithashtu se ky shpopullim do të sjellë pasojë shumë të rënda për vendin.

 

“Unë kam një ndjesi që nuk bëhet fjalë për thjesht shpopullim por një axhendë shpopullimi. Kur themi sot se ne jemi njesoj me vendet e tjera, se kudo po ikin, është njësoj sikur të themi se COVID kishte kudo dhe ne e trajtuam njësoj por jo sepse COVID kishte në të gjithë botën por ne nuk e trajtuam njësoj. Sepse ndihma që u dha nuk ishte njësoj.

Edhe për të rinjtë ata nuk ikin se po marrin një edukim më të mirë por po ikin për një standart jetese më të mirë. Nuk bëhet fjalë vetëm për shtresën e varfër apo nga zonat rurale por po ikin edhe njerëz që janë mirë ekonomikisht. Kjo është një plagë shume e madhe që unë e gjykoj që do të ketë pasoja shumë më të mëdha për shoqërinë.”– tha Kërpaçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re