Presidenti Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ashtu si herë të tjera, ka shprehur shqetësimin lidhur me shpopullimin e vendit nga të rinjtë të cilët ikin jashtë shtetit për një jetë më të mirë.

Meta tha se ky ishte një lloj projekti i qëllimshëm antikombëtar dhe se të gjithë duhet të bëheshin bashkë për ta luftuar shpopullimin e vendit.

Postimi i Plotë nga presidenti Ilir Meta:

Shpopullimi i Shqipërisë është një projekt i qëllimshëm antikombëtar.
Më shumë se kurrë, Shqipëria ka sot nevojë për shpresë dhe besim, që shqiponjat të kthehen dhe të qëndrojnë në folenë e tyre, ku të jetojnë të qetë dhe të ndërtojnë të ardhmen e sigurt europiane! 🦅🇦🇱
Të gjithë bashkë kundër shpopullimit të Shqipërisë! 👐🇦🇱
Përgëzime gazetarit Marin Mema për profesionalizmin e tij! 👏

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re