Festa e çlirimit te vendit e ka kthyer Tiranën ne epiqendrën e festimeve.
 
Per shkak edhe te ditëve pushim, bulevardi kryesor i veshur kuq e zi, dhe sheshi “Skenderbej” ishin me te populluar.
 
Ndërsa ne skajin tjetër te bulevardit, ne sheshin “Nene Tereza” zhvillohet panairi “Shqipëria punon token”. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i bujqësisë, pasi vizituan panairin deklaruan mbështetje per sipërmarrësit ne bujqësi dhe blegtori. Kreu i qeverise përcolli edhe nje mesazh per te rinjtë qe pjesën me te madhe te kohës e kalojnë ne kafene.
 
Qeveria po ashtu ka vendosur te financoje fermerët qe bashkohen ne shitjen e produkteve. Këto forma tha kreu i qeverise, do te luftojnë çmimet diskriminuese ne treg.
 
Panairi ku tregtohen  produkte te ndryshme shqiptare,  do te qëndroje i hapur deri ne ditët e para te dhjetorit.  Ndërsa festimet per ditën e çlirimit do te vijojnë me natën e bardhe, me festimet ne shesh dhe vizitat ne institucionet kulturore dhe artistike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re