Shqipëria rrezikohet serish nga përmbytjet. Alarmi vjen nga Instituti i Gjeoshkencave i cili parashikon mot te keq dhe  shtrëngata shiu ne pjesën me te madhe te  territorit.
 
Qarku i Vlorës eshte me i rrezikuari nga përmbytjet, pasi pasditen e se martës dhe ditën e mërkure, reshjet do te jene me intensitet te larte. Per shkak te prurjeve te mëdha, lumi Vjose do te kete rritje te nivelit dhe mundësi per  përmbytje. Por problemi me i madh do te jete te mërkurën.
 
Sasia e reshjeve ne pjesën me te madhe te territorit do te jete me intensitet te larte. Lumenjtë Drin, Buna dhe  Liqenin e Shkodrës do te kenë rritje te nivelit te ujit.
 
Per shkak te motit te keq është pezulluar puna ne Portin e Durrësit dhe Vlorës. Autoritete kane urdhëruar ndalimin e lundrimit ne det te peshkarexhave per shkak se lartësia e dallgëve arrin ne 5 balle. Tragetet e udhëtareve nuk kane hasur vështirësi ne lundrim, duke u ankoruar ne kohe. Por nëse situata vijon e tille nuk përjashtohet mundësia e pezullimit te udhëtimeve drejt Italisë.
 
Si pasoje e stuhisë se forte ne det, forcat detare kane shpëtuar 4 persona qe ndodheshin ne nje peshkarexhe ne afërsi te Llamanit.
 
Ndërkaq ne zonat malore, 400 metër mbi nivelin e detit vijojnë reshjet e dëborës. Sipas shtabit te emergjencave civile rrugët nacionale janë te gjitha te kalueshme dhe borëpastrueset jane ne gatishmëri. I bllokuar është aksi rrugor ne njësinë Arren ne Kukës, ku trashësia e dëborës ka shkuar ne gjysme metër.
Ndersa rruga qe te çon drejt Thethit dhe Shoshit ne Shkodër qarkullohen vetëm ne nje krah me dhe zinxhir.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re