Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka zhvilluar një vizitë në një punishte.
Gjatë takimit atje me punëtoret e punishtes, Shehaj kujton mundin dhe djersën e shumë grave shqiptare që punojnë në punishte.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Shehaj thotë se Shqipëria që ai do “është një vend ku puna e grave respektohet dhe shpërblehet”.

Gjithashtu Shehaj thotë se kur hyri në punishte iu kujtua nëna e tij.

“Pashë nënën time, vite më parë, që punonte në punishte me orë të tëra për të na mbajtur me bukë”, shkruan Shehaj.

Postimi i Agron Shehajt:

“Kur hyra në atë punishte, nuk pashë thjesht makineri dhe çanta. Pashë nënën time, vite më parë, që punonte në punishte me orë të tëra për të na mbajtur me bukë. Pashë mundin, durimin dhe dinjitetin e grave shqiptare. Për këto gra punëtore e bëj këtë rrugë. Sepse Shqipëria që dua është një vend ku puna e tyre respektohet dhe shpërblehet.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko