Balluku: Gjatë këtyrë vieve janë angazhuar mbi 2 mlb euro investime privatë të përqëndruara në burime të rinovueshme. Kemi një portofol projektesht që pritet të cojmë më tej se 1500 kilovat orë. Sa i përket energjisë diellore, kemi kaluar nga projekt pilot në impiante të energjisë së madhe. Në energjinë e erës Shqipëria po hyn në fazën e realizimit të projekteve konkrete, për herë të parë.
Kjo nuk është një rastësi, vjen në bazë të një strategjie. Parqet eolike kanë një vështirësi më të madhe gjatë studimit apo zbatimit të projekteve të tyre. Për një projekt të tillë ka nevojë për një kohë 4 stinore, ose ndryshe 12 muaj. Por kanë impakt të jashtëzakonshëm në energjinë dhe si rrjedhojë në ekonominë e një vendi.
Këtë event sot, uroj të jetë ogur me diellin që ka dalë, pas një 10 ditëshi sfidues në të gjithë Republikën e vendit. Projektet që po zhvillohen nga SWP është shembull i qasjes që qeveria ka ndaj energjisë dhe ekonomisë së qëndrueshem.
Me një portofol projektesh, SWP prezantohet si garanci e fortë për histori suksesi me parkun eolik të Tropojës. Ulim varësinë nga importet, përmirësojmë sigurinë energjitike të vendit, janë investime që krijojnë vende pune, sjellin teknologji, rrisin të ardhurat.
Shqipëria sot po investon në linjat e transmetimit, që lidhen me të gjithë fqinjët tanë. Shqipëria është një nga vendet më mirë të lidhura në sistemin e transmetimit, duke i dhënë një garanci investitorëve.
Dua të them qartë se jemi të vendosur të vijojmë mbështetjen në kapacitete të reja gjeneruese. Nuk po flasim më për plane në letër, por për projekte që funksionojnë në terren. Për rrjedhojë edhe taksa e karbonit, që produktet energjitike me energji shqiptarë është zero. Kjo sepse qeveria ka investuar me ide të qarta. Të dhënat e sistemit energjitik sot tregojnë të dhëna pozitive. Niveli arkëtimeve ësht 100%, kapacitete gjeneruese janë shtuar, prodhimi energjisë në vend vijon rritjen e përvitshme duke mbuluar konsumin vendas. Ndërprerjet e energjisë janë në minimumin historik të tyre



