Shqipëria ka shkatërruar Andorrën me rezultatin 0-3, duke marrë pikët e para në kualifikueset e “Euro2020”. Kuqezinjtë tanë harruan humbjen kundër Turqisë dhe u rikthyen te rezultatet pozitive, duke dominuar në çdo aspekt një rival si Andorra.

Ndeshja nisi mirë për tanët, pasi që në sekondat e para, Uzuni goditi traversën. Në minutën e 21’, Sadiku përfiton nga një gabim trashanik i portieri Gomesh dhe shënon me portën e boshatisur. Pas këtij goli, kuqezinjtë tanë qarkulluan topin, duke ulur disi ritmin.

Bulku aktivizon sulmuesin Balaj në pjesën e dytë dhe është pikërisht shkodrani ai që shënon golin e dytë. Pas një gabimi në mbrojtje, Bala shënon i vetëm përballë portierit. Do të kishte kohë dhe për një gol të Abrashit në sekondat e fundit të sfidës, duke vendosur rezultatin final 0-3 në favor të kuqezinjve të Shqipërisë.

Kualifikuese Euro 2020

Andorra – Shqipëri 0-3
Sadiku 21′, Balaj 88′, Abrashi 90+4′

Kartonë të verdhë: Lima 5’, Klemente 59′, Martinez 73′, Gomesh 82′

Andorra: Gomesh, Martinez (Alaez 73′), Vales (Pyjol 84′), Rebes, Lima (c), Viera, Klemente (Sevos 67′), San Nikolas, Rubio, Lovera, Rodrigez Trajner: Koldo Alvarez

Shqipëria: Berisha, Hysaj (c), Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Basha (Memushaj 87′), Xhaka (Abrashi 67′), Kaçe, Grezda (Balaj 70′), Uzuni, Sadiku Trajner: Ervin Bulku

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re