Kombëtarja shqiptare ka fituar në sfidën e sotme të luajtur përballë Kazakistanit në “Air Albania” me rezultatin 3-1. Golat për Shqipërinë u shënuan nga Cikalleshi, Ismajli dhe Manaj, ndërkohë që për Kazakistanin shënoi Abiken.

Miqtë kazakë të cilët tashmë janë jashtë gare në grup do të mbajnë mend këtë transfertë vetëm për supergolin nga mesfusha Aibol Abiken që ngriu buzëqeshjen e kuqezinjve që sapo kishin arritur një avantazh të shpejtë 2-0.

Me këtë fitore, Shqipëria ka shkuar në kuotën e tetë pikëve, dy më pak se lideri Bjellorusia që e ka mposhtur Lituaninë.

Të mërkurën pra do të luhet tashmë finalja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë, ku Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren për të arritur në play-off të Nations League në Ligën C.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re