Shqipëria ia del të fitoj ndaj Moldavisë në Elbasan duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Euro 2020. Beratasi Myrto Uzuni është protagonist në këtë fitore të parë shqiptare për Edi Rejën duke qënë pjesë e të dy aksioneve të golave. Të dy golat janë shënuar në pjesën e dytë ndërkohë pavarsisht numrit të pakët të tifozëve në stadium sërish atmosfera ka qënë e ndezur për shkak të tifogrupeve të gjendura aty ku “Tifozat Kuq e Zi’’ kanë dhuruar një spektakël më vete pas golit të parë.

Reja bën plot katër zëvendësime nga ndeshja me Islandën por i qëndron besnik mbrojtjes me tre që në qendër ka Mavrajn dhe mban të palëvizu krahët. Ndërsa mesfusha dhe sulmi ndryshon shumë dhe këtë herë nis me dyshen Sadiku Uzuni. Pikërisht beratasi ka shansin e parë për kombëtaren por goditja e tij me kokë kalon pak mbi portë.  Ashtu, si ndaj Islandës sërish Shqipërisë i mohohet një 11 metërsh pas prekjes me dorë të kapitenit Armash por për gjyqtarin gjithçka është e rregullt. Pavarsisht dominimit kuqezi ky fraksion  i parë i lojës mbyllet i bardhë.

Pjesa e dytë nis sërish me kuqezinjtë përpara ndërkohë Reja ndryshon diçka në sulm duke hedhur në fushë Roshin dhe Cikalleshin që menjëherë bëhen protagonist në golin e avantazhit. Është Uzuni që me një vertikalizim gjen Roshin që pason për Cikalleshin dhe ky i fundit fare pranë portës se ka të vështirë të shënoj. Goli i jep qetësinë Shqipërisë por edhe moldavët nisin të ngacmojnë dhe mundësinë më të mirë për ta e ka Ginsari por goditja shkon mbi tra. Ndërsa në mbylljen e ndeshjes gjen edhe dyfishimin. Uzuni sërish nga e majta dërgon një top në qendër për Ramadani që pasi lirohet mirë godet fort me topin që përfundon në rrjetë. Një fitore kjo që rikthen qetësinë dhe shpresat për kualifikimin në Euro 2020./Berati.TV

EURO 2020, kualifikuese
“Elbasan Arena”, Elbasan

Shqipëri – Moldavi 2-0
Cikalleshi 66′, Ramadani 90+2′

Shqipëri: Berisha, Hysaj, Ismajli, Mavraj, Veseli, Lenjani (Roshi 58′), Ramadani, Kaçe (Qose 83′), Abrashi, Sadiku (Cikalleshi 58′, Uzuni. Trajner: Edi Reja

Moldavi: Koshele, Jardan (Graur 76′), Efros, Armash, Cebotaru, Carp, Antoniuc, Reabciuk, Suvorov (Cociuc 74′), Damashcan (Boiciuc 70′), Ginsari. Trajner: Aleksandru Spiridon

Kartonë të verdhë: Ramadani 90+3′ / Armash 56’, Karp 76′

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re