Eksperti IT, Tomi Kallanxhi gjatë një interviste për emisionin “Pushteti” që moderohet nga Juela Meçani ka folur për skandalin e publikimit të pagave.

Kallanxhi tha se Shqipëria rrezikon të bëhet si Kina ku cdo e dhënë e qytetarëve është publike dhe aksesoret nga të gjithë.

“Ne do të përfundojmë si Kina ku cdo gjë është publike, nëse ti do të kërkosh dikë që ka borxhe, futesh në Website i shtetit Kinez dhe shohim njerëzit që kanë borxhe, ku kanë qenë, me cfarë është dënuar. Disa shtete nga Suedia rrogat janë të publikuara në një Website por duke qënë se ne e kemi dixhitalizuar është dicka pozitive sepse kursen kohë por ne i kemi dhënjë akses cdo kujt nga kjo skandal. Kjo është bërë me vetëdije për të tërhequr vëmendjen nga të gjitha tematikat që po ndodhnin. Ata dhanë edhe zgjidhjen për të privatizuar AKSH-in, 49% e saj do të privatizohet, është hedhur projektligji, vitin tjetër miratohet.

Nuk është cështje pabesie e punonjësit. Perosni që ka bërë kryeqëzimin e të dhënave ka pasur akses të plotë në database. Nuk është aq e thjeshtë për të nxjerrë të dhënat, janë teknologji të sigurta, nuk kemi kaluar sulm kibernetik. Teorikisht janë marrë të dhëna dhe janë kryqëzuar nga një njeri që ka pasur akses të plotë. Teknologjinë është pothuajse e pamundur ta bllokosh. Nëse kalojmë në një rrjet të mbyllur sic është shteti koreano-verior aty mund të kontrollojmë të dhënat, vetëm ashtu mund të mbyllet por ajo është e pamundur që të ndodhë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re