Prej të paktën 5 vjetësh mes Shqipërisë dhe Ekuadorit ekziston një linjë e konsoliduar e trafikut të drogës. Kapja e sasisë rekord prej 613 kilogramë kokainë në Durrës pak ditë më parë, vetëm sa nxori në pah fuqinë e grupeve kriminale që qëndrojnë pas ngarkesave me vlerë dhjetëra milionë euro.

 

Arbër Çekaj, pronari  i kompanisë që kishte porositur në Kolumbi kontenierët me banane ku ishte fshehur droga, arriti ti shpëtojë policisë. I konsideruar nga ambasadori Amerikan Donald Lu si një peshk i madh i narko-trafikut, Çekaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pas masës së arrestit në mungesë dhënë nga gjykata e krimeve të rënda.

 

Dyshimet mbi porositësit ë kokainës dhe garantuesit e saj janë të forta pasi që nga viti 2013, nga Ekuadori ka pasur dërgesa të rregullta droge, këtë e vërtetojnë edhe aksionet e policisë së këtij shtetit që ka sekuestruar në total

 

461 kilogramë kokainë me destinacion Shqipërinë.

 

A ishte kjo një linjë e re e trafikut apo ajo ka qenë aktive edhe më herët?

 

Ky trafik që ka fuqizuar ndjeshëm grupet shqiptare ka sjellë edhe përplasje të përgjakshme. Këtë e tregoi ekzekutimi mafioz i 36-vjeçarit Ilir Hidri në Guajakil të Ekuadorit.

 

Disa muaj më pas serish në Guajakil ndodhi një tjetër atentat ndodhi, por kësaj here vetëm me të plagosur.

 

Sasitë e mëdha të kokainës, asaj të kapur atje apo rasti i fundit i Durrësit, kanë ngritur alarmin për fuqinë e krimit të organizuar shqiptar dhe kërcënimit që i bën edhe vetë sigurisë kombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re