Në konferencën që po mban për mediat, kryeministri Edi Rama përsëriti sërish se është i gatshëm që të takohet me homologun Albin Kurti për të diskutuar për tensionet në veri dhe ngjarjet që rrodhën më pas. Rama tha se qeveria shqiptare nuk mund të jetë një notere e politikës që po ndjek Kosova.

“Për mua është e qartë ajo që ka ndodhur. Albini s’e ka dashur ballafaqimin e drejtpërdrejtë për këtë temë sepse lexon sondazhet dhe kënaqet që i rriten poenat por mendoj që Shqipëria nuk është notere dhe s’mund të jetë kurrë notere e çdo politike që ndjek Kosova, aq më tëpër nëse Shqipëria trajtohet si vëllai i madh gjë që s’e kam thënë kurrë sepse janë dy shtete, aq më tepër nëse është kështu detyrimi jonë, është të themi të vërtetën në sy dhe të mbajmë qëndrimet tona. Shqipëria është një shtet më vete dhe interesat për ne janë të qarta.

Duke mirëkuptuar arsyet pse ndonjëherë ndodh ndryshe s’mund të jemi dakord me çdo gjë. Pastaj propaganda se mbledhja ishte për qytetarët, marrëveshjet që duheshin firmosur, mund të firmoseshin pa pasur nevojë për një shfaqje për të treguar se gjërat janë normal. Po përpiqem të bëj gjithçka përt të shmangur më të keqen në emër të qeverisë dhe Shqipërisë. Por të vijë dita të diskutohet lojajiteti i partnerëve strategjikë të Kosovës është keq. Nuk më jep kënaqësi fakti meqë nuk jam dakord në këtë moment me Albinin dhe që s’i hapet asnjë derë në Evropë dhe Amerikë.

Më duket e tmerrshme apo që programe të caktuara kanë ngrirë të bashkëpunimit të BE me Kosovën. Nuk hyj tek ata që i konsideroj ndërkombëtarët si zotin vetë. Zoti është mbi ne dhe mbi ndërkombëtarët dhe aleatët. Por ama në këtë rast është katastrofë që të këputen në këtë farë feje lidhjet aëq të rëndësishme me bashkësinë euroatlantike. Jam i gatshëm të takohem me Albinin në cdo moment. Në nivelin personal nuk ka asnjë problem, por kemi në nivelin konceptual.”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re