I ftuar në studion e Tirana Live në ABC News, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço dha detaje mbi atë se çfarë pritet të diskutohet në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, thirrur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

“Është një mbledhje që ka nisur të bëhet me kalendar të rregullt. Tashmë ne edhe për shkak të profilit të Presientit kemi vënë re që do bëhen në mënyrë periodike.

Duhet të jetë një mësim shumë i mirë, që për ngjarje të së kaluarës të jemi më vigjilentë. Në mbledhjn e këshillit të sigurisë hyjnë edhe cështje të krimit, fatkeqësive natyrore, korrupsion, pra  cështje që dëmtojnë sistetemet tona.

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, kryefjalë ka sulmet kibernetike. Rendi i ditës nuk është bërë publik, aty 90 % e pjesëmarrësve janë ekzekutivë, por kemi psh edhe guvernatorin e Bankes, Gent Sejko.

Do diskutohet e do merren masa më një strukturë logjistike me pajisje të reja. E nisi ministri i Brendshëm dhe më pas patjetër do ngrihet edhe në Këshillin e Sigurisë, si duhet të mbrohemi në vijim. Pra flitet për sigurinë kombëtare. Ne nuk dimë ende dëmin e shkaktuar dhe për të parandaluar dëmet në të ardhme, pasi sulmet vijojnë më intesitet. Është një pikë që do diskutohet.” u shpreh Karamuço.

Pikat nevralgjike këtë mbledhje ?

Aty është edhe guvernatori i Bankës që do marrë detyrat e tij për çfarë  i takon. Forcimin e sistemeve përmes mbrojtjes kibernetike. Publikimi i databazës u ka shkaktuar dëm bankave.

Do diskutohet gjithashtu një ruajtje më e mirë për objektet e institucioneve të rëndësisë së vecantë.

NATO ka përballë një armik, ne mund ta ndjejmë rrezikun. Jemi pjesë e NATO-s, ndaj edhe ne mund të ndjejmë rrezikun. E shohin Shqipërinë si thembër Akili që mund ta godasin Shqipërinë më shpejt se vendet e tjera.

Kjo shpjegon edhe faktin se ka një shtim të institucione në këtë mbledhje?

Jo formati është ai që ka qenë. Shihen fushat që do diskutohen dhe bëhet një organizim me personat e tretë. Për Sigurinë kombëtare kemi edhe problemin e sigurisë kombëtare, krimin e organizuar plus jemi para zgjedhjeve vendore, mund të kemi protesta e zhvillime.

Në mbledhjen e tetorit u dhanë disa porosi, kemi dijeni se cilat nga këto objektiva që janë arritur.

Janë përcaktuar struktura, po hartohet një strukturë e re si do bëhem mbrojtja. Më pas do kalojmë te pika e dytë që ka të bëjë me buxhetimin. Janë dhënë fonde për policinë e shtetit por edhe për mbrojtjen. Por problem qëndron te sektori privat. Do goditemi më shumë aty ku jemi zbuluar.  E shohim se jemi në shenjestës hakerat nuk e kanë mbaruar ende sulmin.

Ku është hetimi për sulmin kibernetik?
hetimi është me 5 persona pjesë e DAP, I është ngritur një akuzë. Ka dy dokumente që kanë provë ligjore nesër kur të dërgohen në gjykatë. Nuk është thjesht sulm kibernetik, është pjesë e terrorizmit. Po vijojnë hetimet për të parë përgjejgës të tjerë, apo edhe bashkëpunëtorë mes administratës dhe hakerave për të parë kush e ka lënë atë ‘portë hapur’.

Dosja e tre spiunëve..

Është zbardhur dinamika e asaj dite si kanë vepruar ushtarakët për kapjen e tyre. Vetëm kaq. Po shihet mundësia të refuzohet ekstradimi. Është një lojë që po bën Rusia, ajo do mbahet këtu do vijojnë hetimet. Kemi kërkuar ckodifikimin e aparaturave që iu janë sekuestruar

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re