Kombëtarja Shqiptare tregoi një formë mjaft të mirë në 45-minutat e para të sfidës me Bjellorusinë. Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj ishin protagonistët e lojës.

 

Cikalleshi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 11, ndërsa në minutën e 26 Rey Manaj arrin të fitojë një 11-metërsh, që u përkthy në gol me mjeshtëri nga Cikalleshi.

 

Vetëm pak minuta më vonë, bjellorusët ngushtuan rezultatin, duke e çuar në shifrat 2-1. Por kuqezinjtë reaguan shpejt duke shënuar edhe golin e tretë, para të mbyllej pjesa e parë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re