Ekspertja e integrimit dhe drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali, ka deklaruar se Shqipëria nuk i plotëson as kushtet minimale për anëtarësim në Bashkimin Europian.
“Të jesh një vend anëtar i BE, duhet të jesh një vend demokratik, të bësh minimalisht zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne kohen kur Shqipëria nuk realizon këtë kriter minimal, nuk flas dot për plotësim standardesh të tjera”, tha ajo në LOG., në News 24.
Ajo theksoi se raportet ndërkombëtare, përfshirë ato të OSBE/ODIHR, tregojnë për një përkeqësim të vazhdueshëm të standardeve zgjedhore në Shqipëri.
“Nga raporti i 2021 i OSBE-ODIHR, te ai i 2023, edhe ky raport do të jetë edhe më i keq për Shqipërinë. Nuk kam kënaqësi si përfaqësuese e opozitës, përkundrazi, një keqardhje e madhe, sepse Shqipëria duhet të kishte minimumi standardin e Kosovës për zgjedhje”, tha ajo.
Sipas saj, vendi “po lëngon në të gjitha kriteret shtetformuese të një vendi që aspiron të jetë pjesë e BE”.
Ilda Zhulali: Të jesh një vend anëtar i BE, duhet të jesh një vend demokratike, të bësh minimalisht zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne kohe kur Shqipëria nuk realizon këtë kriter minimal, nuk flas dot për plotësim standardesh të tjera.
Shqipëria edhe pas kaq vitesh nuk arritur ta përmirësoj, por vetëm e ka përkeqësuar vit pas viti. Nga raporti i 2021 i OSBE-ODIHR, te ai i 2023, edhe ky raport do të jetë edhe më i keq për Shqipërinë. Nuk kam kënaqësi si përfaqësuese e opozitës, përkundrazi, një keqardhje e madhe, sepse Shqipëria duhet të kishte minimumi standardin e Kosovës për zgjedhje, jo për të qenë thjeshtë një vend i BE, por për të qenë një vend normal.
E dyta, ky dokument është i rëndësishëm që bën një skanim se çfarë ka bërë Shqipëria për ato që BE i quan themelore, dhe është ajo shporta e grupkapitujt negociues, që hapet e para dhe mbyllet e fundit, pasi përkufizojnë një shtet, sa funksional është.
Fizionomia e shteti fillon më zgjedhjen, me luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për funksionimin e gjyqësorit, ekonomisë e të tjera. Po ta shohësh dokumentin, të gjitha këto kritere në Shqipëri, Shqipëria është jashtë çdo lloj standardi. Po lëngon në të gjitha kriteret shtetformuese të një vendi që aspiron të jetë pjesë e BE.
Ka gjera alarmante, që po të lexohet me kujdes, na çojnë në një shtet ku të gjitha pushtetet, janë kapur nga qeveria dhe qe kemi edhe elementë të bashkëpunimit të shtetit me krimin e organizuar, ky është problemi më i madh.