Pas tërmetit shkatërrues që tronditi vendin mëngjesin e djeshëm, Qeveria shqiptare nëpërmjet Portalit të shërbimeve qeveritare e-albania, i ofron çdokujt mundësinë për të dhuruar nëpërmjet një seksioni të dedikuar. https://e-albania.al/dhuro

Nën sloganin “Shqipëria Solidare”, në njoftim shkruhet: Dhuro online përmes e-albania dhe ndihmo në lehtësimin e pasojave nga tërmeti! Ju mund të dhuroni duke përdorur një kartë krediti ose debiti të çdo banke drejt llogarisë së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Kontributi i dhënë nga ana juaj do të përdoret nga Emergjencat Civile në ndihmë të të dëmtuarve nga tërmeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re