Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme,Gent Cakaj ka bërë të ditur se Shqipëria nuk do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) organizuar nga Bosnje Hercegovina.

Me anë të një statusi në Twitter, Cakaj shkruan se trajtimi nga organizatorët në drejtim të Kosovës është i papranueshëm.

Ai thekson se trajtimi ndaj Kosovës shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet.

Ministri në Detyrë Cakaj shkruaj se nuk mund të ketë bashkëpunim pa trajtim të barabartë. “Qëndrojmë së bashku,” përfundon Cakaj në Twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re