Krerët më të lartë të vendit kanë reaguar pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi dhe Siri.

 

Kryeministri Edi Rama bën me dije se një mision shpëtimi nga Shqipëria është ndihma e parë që vendi ynë do të ofrojë.

 

Në mesazhin e tij në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se Shqipëria është gati për të ofruar ndihmën e saj me çfarë të jetë e mundur për të dyja vendet, Turqinë dhe Sirinë.

 

Në reagimin e tij, presidenti Bajram Begaj shprehet se Shqipëria është pranë njerëzve dhe familjeve që humben të dashurit e tyre.

 

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në mesazhin e saj ngushëllues konfirmon gatishmërinë për të dhënë ndihmën me të gjitha mënyrat.

 

Nga informacionet paraprake, Xhaçka njofton se mes viktimave dhe të lënduarve nuk ka shtetas shqiptarë. Mesazhe ngushëllimi për popullin turk dhe atë sirian janë dërguar edhe nga kryedemokrati Sali Berisha dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re