Shqipëria pas një muaji intensive fushate zgjedhore të forcave politike, këtë të shtunë është në heshtje zgjedhore. Partitë politike një ditë më parë kanë mbyllur fushatat e tyre elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit për zgjedhjen e 61 kryebashkiakëve të rinj.

Në këto zgjedhje synojnë se rreth 140 kandidatë dhe subjekte politike synojnë që të marrin drejtimin e bashkive në të gjithë vendin. Ndërkohë në 44 bashki do të garojnë nga dy kandidatë, në 14 bashki do të jenë nga 3 kandidatë, ndërsa në Sarandë do të jenë 4 kandidatë.

Ndërkohë ditën e sotme do të bëhen edhe përgatitjet për bazën material dhe shpërndarja e tyre në ccdo qendër votimi që të dielën qytetarët i drejtohen kutive për të votuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re