Ka që ikin, por ka dhe që vijnë në Shqipëri për të punuar. Sipas një kronike të TCH, janë rreth 300 të huaj që janë vendosur në Durrës, të cilët jajnë punuësuar në disa sektorë.

Drejtorit i Zyrës së Punësimit në Durrës, Indrit Buka, ka raportuar se vetëm në vitin 2018 kanë aplikuar dhe marrë lejet përkatëse afro 300 shtetas huaj.

“Kemi dhënë për këtë vit afro 300 leje pune dhe leje përjashtimi për shtetasit e huaj që punojnë në Durrës. Leje pune marrin vende si Maqedonia, vendet arabe etj., ndërsa leje përjashtimi marrin shtetasit nga vendet e BE-së. Tregu i punës për të huajt ka nisur dhe në Durrës, duke nisur nga fusha e sportit, resortet turistike që marrin kryesisht kuzhinierë nga Turqia, apo sektori i peshkimit, ku nevoja për persona të kualifikuar dhe në mirëmbajtjen e rrjetave është shumë e lartë”, thotë Buka, raporton TCH.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re