Shqipëria është më afër se kurrë kampionatit Botëror. Kuqezinjtë kanë korrur një fitore të rëndësishme ndaj Hungarisë, duke fituar me rezultatin e ngushtë në fushën kundërshtare.

Sërish heroi i kombëtare, 20 vjeçari Armando Broja. Shtatlarti arriti të shënojë golin e vetëm dhe atë të fitorës në minutën e 79-të të ndeshjes. Një goditje diagonale dhe preçize, e cila ka gjetur të papregatitur portierin e Hungarisë.

Me fitoren e sotme Shqipëria shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e dytë, vetëm një pikë larg Anglisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re