Nga deti në 26 nëntor, tashmë lëvizjet tektonike në Shqipëri janë zhvendosur në tokë duke shkaktuar jo pak shqetësim tek qytetarët.

Siç raporton IGJEUM, gjatë 48 orëve të fundit nëntoka shqiptare është lëkundur 18 herë nga tërmete me magnituda të ndryshme, ku spikat lëkundja e orës 17:21 e ditës së djeshme.

Tërmeti pati një magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, thellësi 6 kilometra dhe epiqendër kodrën mes Hamallajt dhe Fushë-Krujës, pak kilometra larg epiqendrës së tërmetit shkatërruar të 26 nëntorit.

Nga dje deri më sot nëntoka shqiptare është lëkundur të paktën 14 herë të tjerë dhe epiqendra ka qenë sërish në zonën në fjalë duke risjellë në vëmendjen e shqiptarëve tërmetin e 26 nëntorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re