Avokati Bledar Meminaj ka deklaruar se tragjedia e turistëve rusë u zgjodh enkas të ndodhte në Shqipëri.

Gjatë fjalës, Bledar Meminaj tha se ekspertët tanë nuk janë të përgatitur, ndërsa theksoi se hoteli duhet të jetë prova kryesore ku grupi i hetimit duhet të bazohet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

“Është zgjedhur ndoshta enkas për Shqipërinë se nuk është përgatitur ende për të zbuluar të tilla ngjarje. Zbulimi ose akti i ekspertimit më i detajuar do të varen nga organi procedures, besoj se do të ketë grup ekspertësh për të dalë në rezultat. Shihet qartë se grupet tona të ekspertimit janë njohur me sasinë e klorit, me helmim, asfiksi”, tha fillimisht avokati për “Open”.

“Ne jemi para faktit që Shqipëria ka qenë para vendit të përfundimit të misionit. Vendngjarja është aty ku duket, por në fakt këtu është përfundimi. I gjithë hoteli duhet të jetë prova kryesore ku grupi i hetimit të marrë provat”, përfundoi Meminaj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re