Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB me një mandat 2-vjeçar. Rama e cilëson zgjedhjen e Shqipërisë me 175 vota nga 117 të nevojshme, si një lajm të bukur dhe ka shpërndarë krahas mesazhit edhe procesverbalin e votimit.

Postimi i plotë në Facebook:

LAJM I BUKUR

Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023

 

/faxweb