Duke mos qënë pjesë e “Elite Round”, Erjon Bogdani ka zgjedhur zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore në këto data të lira. Por ka një ngjashmëri të madhe sepse është zgjedhur i njëjti kundërshtar dhe do të luhet në dy data në të njëjtin stadium.
Sot u luajt edhe miqësorja e parë përballë Kazakistanit në “Roza Haxhiu” të Lushnjes dhe u mbyll me fitoren e kuqezinjve të vegjël. Fitorja është vulosur në minutën e 40’ nga Marash Kumbulla.
Talenti shqiptar që luan për Veronën devijon saktë me kokë nga brenda zone duke i dhënë një fitore të rëndësishme stimuluese Kombëtares U19.
Por ajo që u evidentua në këtë sfidë ishte numri i lartë i tifozëve lushnjarë që ndoqën këtë sfidë. Ky është një shembull i mirë për FSHF-në për të zgjedhur stadiumet e rretheve për të luajtur kombëtaret e moshave sepse kështu të gjithë kanë mundësinë ta shohin kombëtaren qoftë edhe atë të moshave, aty ku mund të gjenden heronjtë e së ardhmes.
Por gjithashtu edhe klube qytetesh të tjera, si edhe Tomori duhet ta shoh me prioritet mundësinë që edhe në Berat të luhen të tilla sfida. Stadiumi është aty po ashtu edhe tifozeria jonë që do të kishte dëshirë të shihte të tilla sfida.
Ndërsa Shqipëria U19 ndeshjen e dytë do ta zhvilloj në datën 27 mars vetëm një ditë pas miqësores së skuadrës së parë, sërish në “Roza Haxhiu’’ të Lushnjes në orën 15:00./Berati.TV
Shqipwria U19 – Kazakistani U19 1-0
Shwnues: Kumbulla 40’
