Renditja e re e FIFA-s për muajin prill e ka zbrit edhe me një pozicion kombëtaren shqiptare. Kështu humbja ndaj Turqisë dhe fitorja ndaj Andorras kanë ndikuar në zbritjen e kombëtares kuq e zi që tashmë është edhe pa trajner nga renditja botërore.

Kuqezinjtë tashmë renditen të 62-tët dhe vetëm Moldavia është më keq se ne në klasifikim kundrejt kombëtareve të tjera të grupit tonë.

Ndryshe nga Shqipëri është Kosova që vazhdon ngjitjen e saj edhe pas barazimeve me Danimarkën dhe Bullgarinë. Tashmë gjendet në pozitën e 127-të me tre pozicione më lart dhe shumë shpejt Kosova pritet të bëhet pjesë e Top 100 në renditjen e FIFA-s.

Renditja vazhdon të drejtohet nga Belgjika dhe Franca me Brazilin plotësojnë podiumin. Në 10-shen e parë janë Anglia që ndërron vendin me Kroacinë dhe Uruguai me Portugalinë.

Ndërkohë jashtë 10-shes së parë mbeten skuadra, si: Argjentina, Gjermania, Italia apo Hollanda./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re