Sazani pritet të kthehet në një atraksion turistik, ku dhëndri  i ish-presidentit, Donald Trump do të ndërtojë disa resorte luksoze.

Sipas Kodhelit, Shqipëria tanimë është një vend atraktiv jo vetëm për turistët, por edhe për investitorët vendas dhe të huaj.

Në lidhje me ofertën e ardhur nga dhëndri i Trump, Kodheli tha se ai do të kalojë disa shkallë derisa të vlerësohet nëse do të jetë investim i drejtë dhe në kohën e vendin e duhur.

“Shqipëria vend atraktiv jo vetëm për turistët por edhe për investitorët vendas dhe të huaj. Kemi një qasje tjetër lidhur me mënyrën si mbrohemi dhe se si ftojmë investitorët të zhvillojë Shqipërinë. 

Duke folur për mbrojtjen ju them se për pak ditë festojmë përvjetorin e futjes së Shqipërisë në NATO. Do kalojnë shumë shkallë derisa të vlerësohet nëse ky do të jetë investimi i drejtë dhe në kohën e vendin e duhur” tha Kodheli.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re