Kreu i qeverisë, Edi Rama ditën e sotme ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste. Mbledhja po zhvillohet në ambientet e “Hotel Melia” në Gjirin e Lalëzit.

Rama tha se brandi Melia është një nga partnerët më të shkëlqyer dhe të çmuar, që po thith gjithnjë e më shumë turistë. Ai gjithashtu tha se ambicia e Presidentit të këtij brandi është që të lidhë 30 kontrata me sipërmarrës të ndryshëm shqiptarë.

Rama: Ne as nuk e kemi fshehur dhe as nuk e kemi lënë vetëm te fjalët qëllimin tonë për të ndërtuar në Shqipëri sektorin e ekselencës me 5 yje të industrisë së re të turizmit. Sot vetëm brandi spanjoll me 5 yje “Melia Group” ka firmosur 18 kontarta me sipërmarrës të ndryshëm shqiptarë për projekte në sektorin e turizmit. Presidenti i grupit më tha se janë të gatshëm të shkojnë deri në 30 kontrata sepse sipas tij Shqipëria është ylli i ri i turizmit në Mesdhe.

Atyre që thonë se po shisni pasuritë e Atdheut te 5 oligarkë, po shisni Sazanin te të huajt. I them jo gaboheni. Në Shqipëri nuk janë 5, por janë qindra sipërmarrës që janë angazhuar në ngritjen e strukturave turistike dhe të tjerë që mezi presin që ne t’i lehtësojmë rrugën në zonat malore dhe sidomos në veriun e vendit për të marrë titujt e pronës. Numri i pronarëve shqiptarë që kanë përfituar dhe përfitojnë nga kapitalizmi i trojeve shqiptare ësëhtë me mijëra. Ne nuk do të shesim as Sazanin dhe asnjë zonë tjetër me pronësi shtet tek asnjë i huaj. Tjetër kush i nxori tokat e shtetit në pazarin e botës me 1 euro dhe nuk i erdhi asnjë i marrë në Shqipërinë e zhytur në kriminalietet. Sot Shqipëria në të gjitha mediet e botës është një lajm i mirë.

/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re