Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka njoftuar se Shqipëria është zgjidhur anëtarë e Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

Në një reagim në platformën “X”, Hasani shkruan se kjo është një tjetër arritje e madhe e politikës dhe diplomacisë së jashtme shqiptare.

Sipas ministrit, zgjedhja e Shqipërisë si anëtare në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, është “një tjetër demonstrim i besimit nga shtetet anëtare të OKB-së për rolin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare”.

Kjo është hera e dytë që Shqipëria zgjidhet anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Sot (10 tetor) vendi ynë ka marrë 123 vota pro në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për të qenë anëtare për periudhën 2024-2026.

Postimi i Ministrit Igli Hasani

Shqipëria u zgjodh sot anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut për periudhën 2024-26.

Një tjetër arritje e madhe e politikës dhe diplomacisë së jashtme shqiptare; një tjetër demonstrim i besimit nga shtetet anëtare të OKB-së për rolin e Shqipërisë në çështjet ndërkombëtare.

Këtë herë plotësisht të përkushtuar për mbrojtjen dhe promovimin e Të Drejtave të Njeriut kudo dhe për të gjithë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re