Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë ka përshëndetur zgjedhjen e Shqipërisë për herë të dytë si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se zgjedhja e saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut është një mundësi tjetër për të ngritur zërin për më të cënueshmit në mbarë botën.

‘Ne jemi krenarë – shkruan ambasada- që qëndrojmë krah Shqipërisë në çuarjen përpara të dinjitetit njerëzor dhe drejtësisë në mbarë botën’.

“Urime Shqipërisë për zgjedhjen në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut! Shqipëria ka qenë një zë parimor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe zgjedhja e saj në Këshillin e të Drejtave të Njeriut është një mundësi tjetër për të ngritur zërin për më të cënueshmit në mbarë botën. Ne jemi krenarë që qëndrojmë krah Shqipërisë në çuarjen përpara të dinjitetit njerëzor dhe drejtësisë në mbarë botën”, thuhet në reagimin e ambasadës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re