Kryeministri Edi Rama ka marrë duartrokitjet e të pranishmëve në sallë, teksa foli në panelin “Rrugët Rajonale dhe Globale për Paqe dhe Prosperitet” në Turqi për racizmin ndaj nigerianëve në kufirin e Ukrainës dhe vaksinimin në shtetet e Afrikës.

Ai u shpreh se Shqipëria u ka shkruar autoriteteve nigeriane se vendi ynë është i gatshëm të presë nigerianët që nuk po lejohen të kalojnë kufirin e Ukrainës. Ndfërkohë, ai e cilësoi racizëm faktin se në vendet afrikane është vaksinuar vetëm 10% e popullsisë.

“Ne jetojmë në kohëra kur të jesh politikan dhe të thuash gjëra, njerëzit do të tregohen dyshues. Jemi në kohë ku edhe ajo ç’ka është e dukshme, është bërë e vështirë të pranohet si e tillë, ku përballemi me pasojat e para të luftës. Kjo ëshhtë luftë, nuk është film, është luftë e vërtetë. Ndërkohë që po flasim për këtë, ka mijëra gra e fëmijë janë në lëvizje për të dalë nga vendi i tyre dhe ka burra e djem që duhet të luftojnë dhe të vënë jetën e tyre në rrezik. NATO ka vendosur të jetë pjesë e kësaj. Edhe vende të tjera janë bashkuar me sanksione. Bashkë me luftën, kemi edhe krizën e energjisë, dhe simptomat e krizës energjitike nisën muaj para luftës. Përfshirja e Rusisë si agresor në luftë, e çoi në tjetër nivel krizën.

Ajo çfarë vjen më pas do të jetë e vështirë, por ka shumë për të thënë, por të përpiqemi dhe t’i shohim faktet si duhet. Shumë palë, grupe po vende, kanë fakte të ndryshme, ndaj është e vështirë të gjejmë një pikë të përbashkët. Nëse duam të triumfojmë, na duhet të paguajmë pjesën tonë të çmimit. Gjithkush duhet ta kuptojë se kjo s’ka të bëjë vetëm me vendet e përfshira në luftë dhe sanksione, por me të gjithë. Po shohim të njëjtën gjë që ndodhi me pandeminë. Ju folët për vaksinimin në Afrikë. Është racizëm, asgjë më shumë, është racizëm. Si ta shpjegosh atë që ndodh me nigerianët në kufi. Sapo u shkruam autoriteteve nigeriane, u thamë le të vijnë në Shqipëri. Ndihem i turpëruar kur njerëzit thonë “ju hapët dyert”. Kjo është e tmerrshme, nëse kjo është e shkëlqyer. Duhet të jetë diçka që të gjitha vendet duhet ta bëjnë. E vërteta është shumë e rëndësishme, na duhet të përballemi me të vërtetën. 10% vaksinim sepse është racizëm’, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re