Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka komentuar deklaratën e Aleksandër Vulin pas takimit të Ramës në Athinë se “Shqipërinë e Madhe e  ndaj vetëm bota serbe”.

Meta tha se ky është një shërbim i kërkuar nga Edi Rama, për ta paraqitur atë si patriot dhe për të zhvendosur vëmendjen nga situata  aktuale në vend.

Ai shton se Rama është kryeministri më i mirë shqiptar për Beogradit, sepse falë tij Shqipërisë i janë bërë dëme të jashtëzakonshme vendit, sidomos sa i përket integrimit.

Meta: Sot do të fillojmë këtë konference shtypi me një qëndrim që ka të bëjë më politikën e jashtme, pasi Edi Rama në mënyrë të përsëritur në funksion të agjendës së Beogradit, krijon debate që nuk ekzistojnë, por që i shërbejnë shefave të Ramës, për të përdorur dhe sjelljet e tij për të dëmtuar Shqipërinë, Kosovës dhe cështjet shqiptare dhe për të minuar vlerat evropiane.

Deklarata e fundit e Vulin, është  një shërbim i kërkuar nga Edi Rama, për t’u paraqitur si patriot i madh që synon të bëjë Shqipërinë Madhe, atë që po tretet falë projektit të tij.

Jo vetëm kaq, por ky qëndrim i Vulin dhe thirrja e tij për t’u bashkuar  grekë dhe serbët është qesharak dhe i turpshëm për të gjithë qytetarët e Rajonit.

Nuk ka pasur dhe nuk ka kryeministër më të mirë se sa Edi Rama për Beogradin, pasi falë tij janë bërë dëme të jashtëzakonshme, së pari me integrimin evropian dhe zvarritjen e tij.

Është e ditur edhe se Rama është ndër të angazhuarit me fanatik të projektit të ndarjes së Kosovës, është po ashtu një ndër themeluesit e Ballkanit të Hapur.

Është po ashtu autori i hedhjes  në gjyq, të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kjo është bërë me porosi.

I mban ison Serbisë dhe  është bërë avokati më i flaktë i saj. Është ai i cili u vendos në shërbim të projektit të Ballkanit të Hapur që nuk ishte asgjë tjetër, veçse një alternativë kundër integrimit të BE dhe kundër Procesit të Berlinit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re