Erdhi në vitin e mbrapshtë 1997, në një kohë kur ishin shqiptarët ata që ëndërronin Italinë. Kjo është historia e Natale Kapodikaza (Capodicasa), një italian që jeton në Shqipëri prej 24 vitesh.

Ai është mjek mikrobiolog e thotë në një intervistë për median, se i duket vetja 100% shqiptar. Në vitin 199 ai u njoh me Dianën, të shoqen prej mëse 20 vitesh me të cilën ka tre fëmijë.

Capodicasa: Si fillim erdha nga ana profesionale dhe kuriozitetit për të bërë një punë jashtë Italisë.  Nuk e dija saktë se si ishte situata në Shqipëri në 1997, nga lajmet shikoja që ishte në luftë.

Me çfarë erdhët dhe si ju duk Shqipëria?

Capodicasa: Unë erdha me anije. Mbaj mend diçka shumë të bukur 2 skuadra italine luanin futboll dhe tifozët shqiptarët bërtisnin dhe bënin tifo si në italianet. Ishte shumë e bukur.

Si e shikoni Shqipërinë sot pas 24 vjetësh?

Capodicasa: Ka ndryshuar shumë në pamje dhe rrugë. Në 1997 dritat kanë ikur për 4 ditë ishte e tmerrshme më shkriu mishi në frigorifer, rrobat nuk kisha me çfarë t’i hekurosja. Shqipëria ka ndryshuar. Por vemendja duhet të jetë tek të rinjtë. Duhet një ndryshim më i shpejtë tek rinia. Një mjek, infermier sapo mbaron studimet do të ikë nga situata, apo nga ana financiare duhet më shumë durim.

Keni menduar ndonjëherë të ikni nga Shqipëria?

Capodicasa: Jo kurrë, këtu kam ngritur punën dhe familjen.