Ministri i Brendshëm, Taulant Balla teksa foli në aktivitetin ku u bë bilanci i turizmit u shpreh se Shqipërisë i është pastruar njëherë e përgjithmonë imazhi i nxirë.

Në fjalën e tij, Balla theksoi se në vendin tonë deri në 30 shtator kanë hyrë 3.8 milionë turistë, ndërsa u shpreh se gjatë këtij sezoni nuk është evidentuar asnjë ngjarje kriminale ndaj jetës së të huajve.

Referuar artikujve në mediat e huaja, Balla tha se në ‘Shqipëri turistet gjetën një siguri që nuk kishte lidhje me ato legjendat që kishin dëgjuar si të zymta në mediat e tyre, për një Shqipëri gjoja të pasigurt’.

“Sot mund ta themi me kokën lart dhe krenari se Shqipërisë i është pastruar njëherë e përgjithmonë imazhi i nxirë nga një kohë e shkuar dhe e rëndë shumëvjeçare.

Nga një pjese e mirë e artikujve, që u shkruan dhe u shfaqen në tv gazetat dhe revistat, për këtë sekret të rizbuluar në mes të Evropës dhe që laget në dy detet e Mesdheut nënvizohej se në Shqipëri turistet gjetën një siguri që nuk kishte lidhje me ato legjendat që kishin dëgjuar si të zymta në mediat e tyre, për një Shqipëri gjoja të pasigurt.

Nuk do të ishte për mua diplomatike të hyja në krahasim me destinacione të tjera turistike kur bie fjala për indikatorë të sigurisë publike.

Nga fjala ime sot në këtë moment përmbyllës edhe pse sezoni vazhdon dua të mbahet mend një mesazh shumë i thjeshtë. Në Shqipëri gjatë këtij sezoni turistik nuk është evidentuar asnjë ngjarje kriminale ndaj jetës së turisteve të huaj që zgjodhën Shqipërinë. Këta 3.8 mln që kanë ardhur në Shqipëri deri më 30 shtator, pavarësisht se nga kanë hyrë kontaktin e parë dhe të fundit e patën me një punonjës të policisë”, tha ndër të tjera ministri Balla.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re