Në konferencën e sotme me gazetarët, Sali Berisha foli nga selia e PD-së lidhur me seancat dëgjimore në Këshillin e Evropës ku Shqipëria ishte kryefjalë.
Berisha thekson se në këto seanca opozita denoncoi narko shtetin e Ramës dhe zaptimin e të gjithë pushteteve prej tij. Më tej theksoi se maskat për Ramën kanë rënë në Bruksel dhe Strasburg. Ndërsa shton se Shqipërisë i kërkohet që të mos kërcënojë më opozitën.
Berisha: Kam mirënjohje të pakufijshme për ata që organizuan këtë ngjarje madhore në mbështetje të demokracisë në Shqipëri. Në denoncim të hapur të dhunuesve të kësaj vote. Morën një paralajmërim se po vëzhgohen, se po mbikëqyren se do ndëshkohen.
Shqipërisë iu kërkua të mos kërcënojë opozitën, të respektojë rregullat.
Dje pasaporta evropiane e Edi Ramës u gris. Maskat ranë. Pavarësisht se Rama fshehu nuk transmetoi seancën dëgjimore në parlamentin evropian ku ishte i pranishëm gjithë spektri politik evropian. Përpiqet që me censurë të injorojë, do jehojnë fuqishëm.