Gjykata e Lartë ka ndërruar logon e saj. Logoja e re është prezantuar për herë të parë për publikun në faqen e saj zyrtare. Gjykata shpjegon se ajo ka në paraqitjen e saj disa elementë që lidhen me gjyqësorin dhe simbolet përfaqësuese të tij, të ndërthurur edhe me elementë tradicionalë.

“Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë ka kënaqësinë që të prezantojë për publikun, logon e saj të re zyrtare. Logo, e cila nga sot do të përdorët zyrtarisht nga Gjykata e Lartë, përmban në paraqitjen e saj një sërë elementësh, që lidhen ngushtësisht me gjyqësorin dhe simbolet përfaqësuese të tij, duke përdorur elementët tradicionalë.

Në këtë logo janë bërë bashkë të gjitha vlerat në një, si shqiponja me dy krerë, shpata si simboli i mbrojtjes, simboli i barazisë së palëve përpara gjykatës, peshorja si edhe kolonat, të cilat simbolizojnë forcën dhe qëndrueshmërinë.

Logoja u realizua në bashkëpunim dhe me mbështetjen e projektit të USAID “Justice for All” (Drejtësi për të gjithë) pas konsultimeve dhe punës së përbashkët”, njofton gjykata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re