Fushata zgjedhore e kryeministrit kanadez Justin Trudeau nuk po shkon edhe aq mirë, sidomos pas zbulimeve të mbrëmshme të mediave vendore, të cilat publikuan një foto të tij ku shihet i maskuar si “njeri me ngjyrë dhe turban”, një implikim racist që aso kohe kishte qenë i pamenduar.

Revista “Time” është njëra nga mediat e mëdha që zbuloi fotografinë e vitit 2001 ku Trudeau allasoj , në një festë që me tematikën e “1001 netëve arabe”.

Trudeau megjithatë nuk u fsheh nga mediat, dhe qysh në mëngjes doli para gazetarëve duke kërkuar falje, dhe duke thënë se ka qenë i ri, dhe se duhej të kishte ditur më shumë.

“Jam i mërzitur me veten, jam i dëshpëruar me veten”, tha Trudeau para gazetarëve.

Lidhur me pyetjen nëse e konsideron se kjo i është bërë pikërisht gjatë fushatës zgjedhore, kryeministri tha se veprimi i tij nuk arsyetohet, pavarësisht qëllimeve të dikujt tjetër, dhe se nuk e ka ndërmend të përpiqet ta ndërrojë kahjen e gabimit.

Me një paralele, sulmi ndaj Trudeau i ngjan atij ndaj Ramës në fushatën e 2007-s për zgjedhje lokale, ku iu nxorrën fotot nudo në një plazh francez. Në atë kohë, njeriu që sot drejton Shqipërinë e aherë drejtonte Tiranën, e pohoi vërtetësinë e fotos, ngjashëm si udhëheqësi kanadez, duke u mbrojtur po si ai me arsyetimin se ishte i ri, e se duke jetuar në një botë aventurash, po shijonte prekjen e kufijve të lirisë.

Ky detaj nga fushata kanadeze, vjen dhe si një lajm se tipari shqiptar i politikës së pamëshirshme, ku rivalët sulmohen me të kaluarën, duke përdoror sidomos foto, nuk është ekskluzivisht vetëm shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re